Gjermani presidenti turk Gyl nderpret takimin

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl u kërcënua me vendosjen e një bombe në sallën ku ishte duke mbajtur një fjalim, në kuadër të vizitës së tij katërditore në Gjermani. Gyl po fliste në një nga universitetet e Berlinit, kur ka marrë një mesazh kërcënues.
Policia ka evakuuar sallën në Universitetin Humboldt dhe ka rrethuar bulevardin kryesor jashtë ndërtesës, ku ishin mbledhur qindra kurdë për të kërkuar lirimin e Abdullah Oçalanit - liderit të Partisë Punëtore të Kurdistanit. Kjo e fundit konsiderohet si grup terrorist nga Ankaraja dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.
Turqia është kandidate për Bashkimin Evropian, por anëtarësimi i saj është kundërshtuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, me të cilën, presidenti turk do të takohet të martën
Juli Prifti