E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon punën takimi i përvitshëm i Iniciativës Clinton

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 12:07

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, do të mbledhë këtë javë së bashku krerë shtetesh, drejtues të industrisë dhe zyrtarë të organizatave jofitimprurëse dhe qeveritarë, në takimin vjetor Nisma Globale Clinton.

Konferenca që filloi në New York përkon me takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Takimi tre ditor i nivelit të lartë do të përqendrohet në krijimin e vendeve të punës, konsumin e qëndrueshëm dhe programet për femrat dhe vajzat.

Clinton tha se takimi do të përfshijë një diskutim të drejtpërdrejt me udhëheqësen aktivisten birmaneze pro-demokracisë, Aung San Suu Ki. Laureatja e çmimit Nobel do të diskutojë sfidat kritike globale, si të drejtat e njeriut dhe pajtimet etnike.

Udhëheqësja e opozitës u lirua nga qeveria birmaneze vitin e kaluar, pasi kaloi 15 vjet në arrest shtëpiak.

Presidenti Barack Obama do të flasë të mërkurën në konferencë për konsumin e qëndrueshëm.

Që kur filloi iniciativa në vitin 2005, Clinton tha se anëtarët e saj kanë bërë më shumë se 2 mijë premtime, që kapin vlerën e 63 miliardë dollarëve dhe kanë përmirësuar jetët e më shumë se 300 milionë njerëzve në 180 vende të botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›