E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dilemat e regjistrimit në Maqedoni

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 11:37

Komisioni Shtetëror për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni është në përfundimi të aktiviteteve për realizimin e këtij procesi, që pritet të fillojë më 1 tetor dhe të zgjasë 15 ditë.

Pas tejkalimit të dallimeve për përbërjen etnike të regjistruesve që mbante peng një kohë të gjatë këtë proces, tani anëtarët e komisionit besojnë në suksesin e tij.

“Kryesisht jemi të kënaqur me atë që ka ndodhur ditëve të fundit dhe shpresojmë se më 1 tetor do të fillojë realizimi i procesit të regjistrimit të popullsisë. Konkursi për pranimin e regjistruesve ka ecur sipas ritmeve të parapara dhe atje ku nuk do të ketë plotësim të numrit. Do të bëjmë zhvendosje të regjistruesve nga zonat ku numri i tyre është më i lartë”, deklaroi Vesna Janevska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Regjistrim.

Anëtari i këtij komisioni, Milaim Ademi, tha se shtrirja e regjistruesve është bërë në bazë të strukturës etnike të popullatës, andaj edhe beson se regjistrimi i shqiptarëve do të bëhet sipas parashikimeve, në përputhje të plotë me të gjitha standardet.

Por, vlerësime të ndryshme ka paraqitur Partia Demokratike Shqiptare e opozitës, e cila
Ajo, kërkon që ky proces të zhvillohet vitin e ardhshëm, gjatë muajit korrik, meqë sipas kësaj partie, atëherë në vend do të kthehen dhe shumica e mërgimtarëve, meqë regjistrimi në tetor ata do t’i linte jashtë procesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›