E Shtunë, 31 Tetor 2026

Po zhvillohen zgjedhjet historike në Birmani

Në Birmani po zhvillohen zgjedhjet, të cilat cilësohen të jenë më të lirat në këtë vend për disa vite.

Në votime pritet që liderja e opozitës, Aung San Su Ki, të zgjidhet në parlament për herë të parë.

Zgjedhjet vijnë pas disa muajsh të reformave të qeverisë, së mbështetur nga ushtria.

Zgjedhjet e së dielës do të mbushin ulëset e zbrazëta në legjislativin 664 anëtarësh.

Kjo nuk do të ndryshojë bilancin e pushtetit në vend, që edhe më tej kontrollohet nga zyrtarët ushtarakë në pension.

Por, San Su Ki, që ishte nën arrest shtëpiak në zgjedhjet e vitit 1990 dhe 2010, ka thënë se nuk do t’i vijë keq, po që se nuk zgjidhet në parlament, sepse sipas saj, zgjedhjet kanë zgjuar interesim e popullit për politikën dhe vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›