E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do të jetë dora e djathtë e Romneyt?

Gara në kampin republikan për përzgjedhjen e kandidatit që do të sfidojë Barack Obamën në zgjedhjet presidenciale në vjeshtën e këtij viti, është drejt fundit dhe shumë amerikanë e analistë tashmë e kanë të njohur emrin e tij. Ai është Mitt Romney.

Ish-guvernatori i Massachusets ka një epërsi të ndjeshme ndaj ultra-konservatorit Rick Santorum dhe kjo e bën që të mendojë edhe për emrin e zëvendëspresidentit, megjithëse ende jo zyrtarisht.

Mediat amerikane kanë hartuar një listë emrash të mundshëm, që mund të jenë në krah të djathtë të Romneyt gjatë fushatës elektorale përballë presidentit aktual dhe kandidatit demokrat për një tjetër mandat, Barack Obama.

Emrat që qarkullojnë aktualisht janë persona me kontribut në kampin republikan, por dhe

në politikën amerikane, si guvernatori i New Jerseyt, Chris Christi, senatori i Floridas, Marco Rubio, anëtari i Kongresit amerikan, Paul Ryan dhe guvernatorja e New Mexicos, Susan Martinez, kjo e fundit me shpresën për të tërhequr sa më shumë vota nga elektorati hispanik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›