Te Vllaznia ka një garë Sinani-Dhembi

Me nga një gol në çdo pjesë loje, Vllaznia bëri autokritikën më të mirë përpara publikut të saj, duke mposhtur 2-0 në “Loro Boriçi” Elbasanin në ndeshjen e 125-të historike midis tyre. Rigjetja e tre pikëve pas tre ndeshjeve pa fitore mban firmat e 3-herë golashënuesit më të mirë të Shqipërisë, Vioresin Sinanit (15’) dhe të ish-lojtarit të Partizanit, Paulin Dhëmbi (55’).
Te formacioni kuqeblu i trajnerit Agim Canaj (4 fitore në 9 ndeshje), duket sa ka një garë brenda familjes, pasi si shkodrani Sinani ashtu dhe korçari Dhembi kanë realizuar nga 5 gola secili dhe së bashku 10 nga 11 golat e shënuar nga Vllaznia.
Humbja me Vllazninë e vendosi Elbasanin mbi një “peshore farmaceutike”, pasi në 9-javët e deritanishme skuadra e Mirel Josës ka një ekuilibër absolut: 3 fitore, 3 barazime e 3 humbje, por dhe 5 gola të shënuar e 5 të pësuar.
Ndërkohë që presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj u shpreh i kënaqur pas ndeshjes për fitoren e trajneri Canaj rifitoi besimin, ai Elbasanit, Arben Laze, i cili e “shijoi” humbjen “live”, i duhet të mendohet jo pak për të vendosur në lidhje me të ardhmen e Mirel Josës, gjithmonë e më i kritikuar.
Përsa i përket statistikave, Vllaznia doli për herë të pestë këtë sezon e pamundur në shtëpi. Nëntë herë kampionët e Shqipërisë regjistruan fitoren e 63-të historike në 125 përballje me Elbasanin, të 136-n nga fillimi i këtij shekulli dhe të 765-n në total në 1615 ndeshje historike në 70 kampionatet kombëtare të futbollit ku ka marrë pjesë nga viti 1930 klubi më i vjetër në Shqipëri.
E Shtune, 01 Nentor 2008