Podgorica do të respektojë vendimet e GJND-së për Kosovën
"Gjithsesi do të respektojmë edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por dhe atë i cili ka të bëjë me statusin e Kosovës. Nëse ai vendim në mënyrë eksplicite adreson mesazhin e qartë, do të kemi një qëndrim të përgjegjshëm ndaj tij", tha Vujanoviç në një intervistë për gazetën "Veçernje Novosti" të Beogradit.
Vajanoviç theksoi se Mali i Zi duhet të ketë parasysh interesat e fqinjve të tij, veçanërisht të Serbisë, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
“Edhe Prishtina tani e kupton se duhet të kemi parasysh interesat e pakicës tonë në Kosovë, me qëndrimin e qartë dhe të verifikuar për sigurimin e kthimit vullnetar dhe të qëndrueshëm të refugjatëve nga Kosova", tha Presidenti malazez.