Tragjedia ne lumin Tisa, 7 te arrestuar
PRISHTINE- Policia e Kosovës pret urdherarreste per shtatë persona, si të dyshuar se janë të përfshirë për trafikim të qenieve njerëzore, në tragjedinë e lumit "Tisa".
Në tetor të 2009, në lumin Tisa, që ndan Hungarinë me Serbinë, humbën jetën 16 kosovarë, të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian.
Deri më tani nuk kishte pasur asnjë të arrestuar, ndërsa ishin marrë në pyetje disa persona si të dyshuar për trafik të qënieve njerëzore.
Trupat e dhjetë të mbyturve, pas përmbysjes së barkës, janë gjetur dhe janë varrosur në Kosovë, ndërkohë që gjashtë persona të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Policia do të japë më shumë detaje rreth arrestimeve, në një konferencë për shtyp, të thirrur sot në ora 14:30.
(s.g/BalkanWeb)