E Diel, 1 Nëntor 2026

Washingtoni pret që Serbia të ketë një rol konstruktiv në Ballkan

NJU JORK- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton ka pritur dje pasdite në Washington ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic, në një takim që është i pari midis tyre që nga ardhja e Klinton në krye të diplomacisë amerikane.

Një ndihmëssekretar i Shtetit, Philip Crowley tha para takimit se çështjet që do të bisedoheshin janë përpjekjet për promovimin e stabilitetit në Bosnjë, bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe Kosova. Ai ka shtuar se Washingtoni pret që Serbia të ketë një rol konstruktiv në Ballkan.

Sekretarja Klinton, duke përmendur vizitën e zëvendëspresidentit Joseph Biden në Beograd tha se sheh këtë si një vazhdimësi të marrëdhënieve të mira midis dy vendeve, ndërsa Jeremic marrëdhëniet e vendit të tij me Washingtonin i vlerësoi qenësore për paqen në Ballkan.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›