Kamping veror, kisha argëton fëmijët e Lushnjës

Kampingu veror i organizuar nga kisha katolikë në Lushnje ka mbledhur qindra fëmijë, duke u bërë pjesë e aktivitiviteve të shumta argëtuese. Aktivitetet janë përqëndruar në ambjentet e brendshme te kishes si dhe ne terrene jashtë saj. Perfaqesuesi i kishes katolike në Lushnje, Don Zhuzepe, shprehet se aktivitete të tilla u krijojnë fëmijëve mjaft mundësi argëtimi.
Instruktori i Qendres Kulturore te kishes katolike, Shahin Petriti, sjell detaje rreth aktiviteteve kulturore artistike qe zhvillohen me femijet.
Vete femijet shprehen se jane te kenaqur që janë pjesë e këtyre lojërave.
Cdo dite kete kamping veror te kishes katolike e frekuentojne mbi 100 femije te grupmoshave te ndryshme, ndërkohë që numri i tyre vjen cdo dite ne rritje.