E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podgoricë, plagosen 34 vetë në protestë

Mbrëmë në Malin e Zi janë plagosur 34 persona, mes tyre 23 policë ndërsa 11 të tjerë janë protestues. Po kështu policia dën të ditur se 28 demonstrues janë arrestuar ndërsa forca të shumta të policisë malazeze kanë vazhduar mbikëqyrjen e institucioneve kryesore të vendit edhe pas protestës.

Mijëra qytetarë nga Mali i Zi u mblodhën mbrëmë në Podgoricë për të protestuar kundër vendimit të qeverisë malazeze për njohjen e Kosovës e cila shpalli pavarësinë në shkurt të këtij viti. Protestuesit kërkuan anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës dhe u konfrontuan me policinë. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët shmangën barrikadat para godinës së Parlamentit të Malit të Zi dhe filluan të sulmonin forcat blu me gurë dhe mjete të tjera të rënda.

Protesta u organizua nga Partia Popullore Serbe, Partia Popullore, Partia Demokratike Serbe dhe Lista Serbe kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Podgorica zyrtare.

Qeveria malazeze njohu pavaresine e Kosoves te enjten e javes se kaluar. Po ne te njejten dite e njohu shtetin e ri edhe parlamenti maqedonas. Serbia reagoi nepermjet perfaqesuesit diplomatik te saj, Jeremic duke nenvizuar se do te marre masa ndaj ketyre dy vendeve. Vendimi ka qene per terheqjen e ambasadoreve te saj nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Nje dite pas njohje se pavaresise se Kosoves nga parlamenti maqedonas, Serbia deboi ambasadorin e Maqedonise nga Beogradi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›