E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasani rizgjedhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Enver Hasani është rizgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, pas seancës së mbajtur më 14 maj.

Kjo Gjykatë, duke u bazuar në nenin 114, pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i ka dhënë Enver Hasanit mandatin e dytë, të cilin do të mund ta ushtrojë që nga data 26 qershor, kur edhe përfundon mandati i tij i parë, ka bërë të ditur Gjykata Kushtetuese përmes një komunikate për media.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›