Podolski kërkon rol qendror

Lukas Podolski i është bashkuar Theo Walcottit duke bërë thirrje të luaj në rolin e qendërsulmuesit në Arsenal pas shprehjes së pakënaqësisë për aktivizimin e deritashëm në krahun e majtë.
Podolski sërish luajti në krah në barazimin e Arsenalit kundër Schalkes në Ligën e Kampionëve të martën, ku Olivier Giroud udhëhoqi sulmin e londinezëve. Edhe pse asistoi në golin e Giroud, Podolski beson se kontributi i tij është i kufizuar për shkak të angazhimit në krah.
Së fundmi edhe Walcott bëri kërkesë të njëjtë dhe shënoi një numër golash pas angazhimit në rolin e sulmuesit. “Më me dëshirë do të luaja në qendër. Në krahun e majtë bëj më tepër punë defanzive, vrapoj poshtë dhe lartë. Nuk jam futbollist i krahut”, deklaroi Podolski i cili iu bashkua Arsenalit gjatë verës nga Koln.