Podolski refuzoi Man Utd-in

Arsenali do ta transferojë Lukas Podolskin pasi sulmuesi i Kolnit refuzoi Manchester Unitedin, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun.
Ylli gjerman pritet të përfitojë 5.2 milionë funte në vit pasi t’i bashkohet gjigantit londinez gjatë verës. Edhe pse United është kampion në fuqi i Premierligës dhe Arsenali nuk ka fituar asnjë titull për shtatë vite, Podolski u bind të kalojë në Emirates nga menaxheri Arsene Wenger, i cili e flet rrjedhshëm gjuhën gjermane.
Podolski, 26 vjeç, kaloi tri vjet në Bayern Munich para se të kthehet te klubi nga qyteti i tij i lindjes, Koln, më 2009.