Grabiti, kazinone, nje ne pranga
Tirane- Vodhen kazinone, arrestohet pas tre ditesh nje prej autoreve, ndersa tjetri shpallet ne kerkim. Boris Pirro Gjeci, 21-vjec, lindur dhe banues ne Tirane, eshte vene ne pranga nga ana e bluve te Komisariatit nr. 5 Tirane. Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se ky person, ne bashkepunim me Rejnald Sazan Pashollarin, 26-vjec, i denuar me pare per vjedhje, i kane grabitur me dhune nje punonjesi kazinoje shumen prej 100 mije lekesh, ne ambientet e brendshme te kazinose "Kajot". Ngjarja ka ndodhur tre dite me pare, rreth ores 04:00 ne "Rrugen e Dibres", perballe viles "Gold". Dy te dyshuarit kane hyre ne lokal dhe duke kercenuar e ushtruar dhune, kane mundur te marrin parate qe ndodheshin ne kazino, qe dyshohet se arrinin nje vlere prej 100 mije lekesh. Punonjesi i kazinose ka deshmuar se ai vete ka bere rezistence, por eshte gjendur perballe dhunes se agresoreve. Grabitesit pasi kane marre parate jane larguar me shpejtesi. Pas pershkrimit te disa shenjave dalluese te grabitesve, policia ka mundur te identifikoje autoret duke kryer edhe arrestimin e njerit prej tyre. Gjeci akuzohet nga policia per vepren penale te "vjedhjes me dhune".