E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefehet Coli: Si e njoh Lulzim Berishen

Tirane- Adriatik Coli ka treguar dje para togave te zeza, njohjen e tij me kreun e "Bandes se Durresit", Lulzim Berishen. Per rreth 30 minuta me radhe i penduari i bandes, ka treguar aktivitetin me te cilin jane marre, perpara se banda te forcohej dhe te niste vrasjet. Coli nuk ka mundur dot te tregoje asnje nga vrasjet e kryera prej bandes, pasi nje prej te pandehurve ka braktisur sallen, ndersa mbrojtesi i tij eshte ndjere i semure. "Si jeni njohur me Lulzim Berishen?", mesohet se kjo ka qene pyetja e pare, qe i eshte bere nga ana e prokuroreve te ceshtjes te penduarit. "Une njihesha me pare me Lulzim Berishen dhe me te pandehurit e tjere. Ne vitin 1994 se bashku me ta, kam shkuar ne Itali. Une kam qendruar ne Monxa te Italise, kurse Lulzim Berisha ka qendruar ne Rimini. Nje dite na bastisen shtepine dhe une kam shkuar ne Rimini tek Lulzim Berisha. Ne ate kohe ne merreshim me trafik femrash per prostitucion. Nga Italia kam udhetuar ne drejtim te Gjermanise, ku kam qendruar disa kohe. Ne vitin 1997 jam kthyer ne Shqiperi, ne Durres. Aty mesova se Lulzim Berisha kishte blere shtepi prane baneses sime. Aty afer kishte hapur edhe nje palester. Kemi filluar te qendrojme bashke. Nje dite Berisha ka pasur debate me disa persona. Kam qene une, Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj. Gjate atij debati eshte plagosur Lulzim Berisha. Qe nga ai moment miqesia jone eshte forcuar edhe me shume...", kjo ka qene deklarata e dhene nga Coli dje, para trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari. Ne momentin qe i penduari ka nisur te deklaroje, mbrojtesit kane shpjeguar se objekti i gjykimit per te cilen gjykoheshin klientet e tyre nuk ka qene trafiku i femrave, por krijimi i organizatave kriminale, vrasje etj. Kjo gje ka sjelle debate mes prokurorise. Mbrojtja ka pretenduar se akuza po ndikonte tek i pandehuri. Gjate ketyre debateve, gjykata ka urdheruar vazhdimin e pyetjeve te Colit. Mesohet se i pandehuri Kristian Begu, eshte ngritur duke u larguar nga kafazi. Ne ato momente mbrojtesi i tij, Pjeter Deda i ka argumentuar gjykates se nuk ndihej mire, pasi kafja qe kishte pire perpara se te niste procesi, i kishte bere keq. Kjo ka bere qe gjykata ta nderprese procesin gjyqesor, per t'u shtyre ne daten 30 te ketij muaji.

R.Caushaj

Te pandehurit

Lul Berishes

Plaurent Dervishaj

Indrit Taullai

Endrit Dokle

Dritan (Adriatik) Coli

Serdian Sulejmani

Kujtim Buna

Altin Olloni

Ervin Hoxhosmani

Alban Neli

Selman Heti

Spartak Kalthi

Altin Nikolla

Kristian Begu

Ahmet Ajeti ( ne mungese)

Osman Karpuzi ( ne mungese)

"Banda" dhe zanafilla e saj

Banda e Durresit e ka zanafillen e saj 11 vjet me pare. Lul Berisha, ne ate kohe 24 vjec, ka marre nen drejtim banden, qe fillimisht ka qene e bashkuar. Cdo dite e me shume grupi rekrutonte pjesetare te tjere. Perplasjet ne bande kane cuar edhe nje ndarje ne dy grupe rivale, qe kane filluar te hakmerreshin me njeri-tjetrin. Ne krye te njerit grupi qendronte Lul Berisha, nderkohe qe ne palen kundershtare ishte Endrit Dokle.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›