Sfilate kostumesh popullore ne skenen e Argjirose
Festivali Folklorik i Gjirokastres kthehet ne nje pasarele mode te kostumeve popullore. Gjate pese neteve te "Festfolk 2009", ne skenen e gurte, ne Kalane e Argjirose jane ngjitur me dhjetera variante te veshjeve popullore te zonave te ndryshme te vendit, te hapesires shqiptare jashte kufijve si dhe ne diaspore. Veshjet tradicionale vazhdojne te jene ne qender te studimeve te specialisteve vendas dhe te huaj ne lidhje me origjinalitetin dhe vlerat e paperseritshme qe mbartin. Skena i perngjan nje vendi ku behet sfilate dhe spektatoret kane mundesi te ndjekin jo vetem kenget, vallet dhe orkestrimet, por edhe veshjet karakteristike.
Kostumet
"Kostumet dhe veshjet popullore me te cilat jane prezantuar artistet e folkut dhe grupet konkurrente ne festival, kane respektuar ne pergjithesi traditen e trevave qe ata perfaqesojne", thote Aferdita Onuzi, studiuese me pervoje ne fushen e etnografise dhe veshjeve popullore, gjate forumit te organizuar me studiuesit paraditen e se henes. "Ne skenen e ketij festivali, vijon Onuzi, eleganca e levizjeve te valles devollite nderthuret harmonishem me shpalosjen e fustanelles apo gjallerise se valleve te vajzave tropojane qe u bashkohet rrotullimi i mshtjellakut, i modeluar me pala te vogla, ngjyrosur me te kuqe e dikush tjeter me ngjyre te gjelbert". "Vallja e zileve", e kercyer tradicionalisht nga nuset e qytetit te Tiranes, nuk do te kishte ate hijeshi dhe elegance sipas saj, nese ato nuk do te ishin te veshura me kostumin popullor te kesaj zone. Veshjet popullore cilesohen nje nga elementet me te rendesishem te Festivalit te Gjirokastres. "Veshjet popullore mbartin vlera te vecanta qe deshmojne per zhvillimin historik, shoqeror, kulturor dhe artistik te shoqerise shqiptare. Ne kete festival ato jane prezantueset e para qe deshmojne per perkatesine krahinore, madje edhe per te dalluar kufijte kulturore midis njesive me te vogla etnografike", thote Onuzi. Ne disa veshje eshte kodifikuar kujtesa historike kombetare, epokat njera pas tjetres. Per te, Festivali i Gjirokastres po verteton serish faktin se veshjet popullore shqiptare jane nje nga manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale te kombit.
Xhubleta ne UNESCO
Gjate forumeve te hapura per kostumet popullore te organizuara ditet e FFK-se, studiuesit kane perseritur serish kerkesen per perfshirjen e xhubletes shqiptare ne Trashegimine Kulturore Boterore, nen mbrojtjen e UNESCO-s. Kjo kerkese vjen pas nisjes se pergatitjeve ne lidhje me perfshirjen e rapsodive shqiptare dhe Eposit te Kreshnikeve ne UNESCO. Per studiuesin kosovar, Zyber Neziri, duhet te behen te gjitha perpjekjet per nisjen e punes, ne lidhje me plotesimin dhe hartimin e dosjes perkatese ne menyre qe UNESCO te marre nen mbrojtje veshjen karakteristike te xhubletes. "Ajo perben nje vlere te rralle per kombin shqiptar, mbi te gjitha ne lidhje me identitetin e tij kulturor", thote Neziri. E te njejtit mendim eshte edhe studiuesja Aferdita Onuzi. Per te, ashtu si isopolifonia labe, edhe xhubleta shqiptare perben nje vlere origjinale te tradites shqiptare dhe e meriton mbrojtjen nga UNESCO. Sipas studiuesve, xhubleta, e cila peshon rreth 15 kilograme, eshte nje element i rendesishem i kultures materiale qe trashegohet nga shekujt. Ata kane arritur ne perfundim se tipi i kostumit me xhublete eshte perdorur heret ne Ballkan dhe ne brigjet e Mesdheut, ndersa ka jetuar per shekuj ne qyteterimin Ilir. Perdorimi i saj perfshin zona te ndryshme ne Malesine e Shkodres, deri ne Gurrez te Milotit, nje pjese te shqiptareve ne Mal te Zi, qe banojne perreth "Bjeshkeve te Namuna". Ajo eshte perdorur ne Rugove te Kosoves, ne pjesen lindore te rrethit te Pukes dhe ne zonen e Shllakut te Shkodres.
Blerim Kore