Poezia acaronte nervat e diktatorit Stalin
- Rasti i poetit Osip Mandelshtam (II)
Poeti Osip Mandelshtam shkroi vargjet më të guximshme dhe më të bukura të historisë së letërsisë ruse. është një rekord. Ajo poezi plumb e drejtuar Stalinit “Ne jetojmë pa nuhatur njerëzit poshtë nesh...” ka një precizion balistik të jashtëzakonshëm. Edhe sot e kësaj dite, ndonëse ka qindra libra mbi Stalinin, Mandelshtam mbetet për ne një poet vrasës tiranësh. Talenti i tij poetik ishte i barabartë me pushtetin despotik të Stalinit.
është një betejë mes gjigantësh. Dy gjigantë që i përkisnin dy zhanreve të ndryshme njerëzore. Mandelshtam ishte një instrument i mrekullueshëm i kulturës ruse, që urrente pushtetin rus që mbante Brenda saj shkatërrimin. I pari që mori në shenjë një tiran ishte Aleksandr Radishov, që me tregimin e tij “Udhëtim nga Shën Peterburgu në Moskë” (1790), I cili pati reagimin e furishëm të Katerinës II-të, e cila e dërgoi rrëfimtarin në ekzil. Radishov nuk është se kishte një nivel të lartë letrar, por kishte guxim.
Ndofta vetëm Pushkini ia doli të shkruante vargje të mrekullueshme dashurie për lirinë, e cila ishte ende larg guximit të madh të epigrameve të Mandelshtam, i cili anuloi krejt karizmin politik të Stalinit, e nxori nudo dhe të gjithë panë trupin e ti të deformuar prej mostre. Stalini e pa se njëfarë simpatie forcën poetike të kundërshtarin por kurrsesi nuk mund ta linte të gjallë sepse të tjerë do të guxonin edhe më keq.
Stalini përfaqësonte të gjitha aspektet më të ndyra të historisë së pushtetit rus, dhe ç’ishte më e keqja në të ishte forca për të plazmuar natyrën njerëzore me një sadizëm mbi të cilën mbahej pushteti i tij politik. Do të kishte vrarë njerëz me mëkate më pak të vogla se Mandelshtam, në atë kohë kishte në ndërgjegje urinë e madhe të bashkimit sovjetik, të homolodorëve; por sfida që i lëshoi poeti ndjelli në të një simpati, dhe një admirim spontan. Por kaq, pastaj e priste vdekja.
Stalini, që në rini kishte qenë një poet i dështuar, e kuptonte shumë mirë madhështinë e Mandelshtam. I parë i sfiduar drejtpërdrejt me emër mbiemër, ai kuptoi nëse do të ishte treguar zemër gjerë, aq më shumë zemër do të kishin të vërtetat e tij. Si fillim Mandelshtam ia hodhi vetëm me një ekzil në Voronez . është e vërtetë se më vonë Stalini do ta shtypte si mizë.
Nga ana tjetër, në 1938 viti i terrorit të madh, Stalini e dënoi Mandelshtamin duke e hequr nga lista e visareve të kombit rus, dhe poeti shkoi drejt vdekjes në një gulag jo më si një gjeni por si një vazo e një qytetërimi të thyer. Por, përse kultura ruse është më e madhe se Shteti rus kaq i ndyrë, praktikisht gjatë gjithë historisë së saj? Do t’iu tregoj një sekret, motivi është ky: kultura ruse, fjala letrare ruse shkëlqen pikërisht sepse i kundërvihet Shtetit rus, duke kaluar mbi të gjitha temat e tyre, nga dashuria tek vdekja, nëpërmjet një refuzimi fisnik të gënjeshtrës.
Nga ana tjetër shteti rus është kaq i shëmtuar pikërisht sepse i kundërvihet egërsisht kulturës, e cila është në opozitë me të, në tentativën për të treguar të vërtetën e saj supreme dhe paternaliste. Shteti rus është i besimit qorr se ka gjithmonë të drejtë dhe urren fjalën që I shpëton censurës. Ka kohë që është kthyer një mostër që ha poetët, dhe korrigjojë është më e vështirës sesa të detyrojë Mandelshtam, në një terror shtazor, të shkruajë vargje për Stalinin. Stalini dhe Mandelshtami janë një çift perfekt balerinësh në një valcer gjaku që fluturojnë përgjatë shekujve të historisë sonë të lavdishme, të mbytjeve dhe vrasjeve reciproke.
*Autori është shkrimtar, kritik letrar rus dhe gazetar
Përgatiti L.Lita