E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, mikpritëse e Kongresit të 7-të të Shoqatës së Oftalmologëve të Europës Juglindore

Nga datat 18-20 Qershor 2010, ne Tirane do te zhvillohet kongresi i 7te i Shoqates se Oftalmologeve te Europes Jug-Lindore. Kjo shoqate eshte krijuar ne vitin 2004 me inisiativen e disa profesoreve oftalmologë te rajonit dhe zhvillon aktivitete shkencore te perviteshme ne vendet e perfaqesueseve te bordit themelues te kesaj shoqate. Mbas zhvillimit me sukses te 6 kongreseve, respektivisht ne Sarajevë, Sofje, Selanik, Novi-Sad, Dubrovnik dhe Budapest, kjo shoqate zhvillon “SEEOS2010” ne Tirane. Ne te njejten kohe, ky event regjistron edhe kongresin e pare te okulistikes shqiptare, me pjesëmarrje nderkombëtare. Kongresi organizohet nga komiteti organizator lokal ne bashkepunim me bordin drejtues te Shoqates se Oftalmologeve te Europes Jug-Lindore (South-East European Ophthalmological Society; www.seeos.eu) dhe komunitetin e oftalmologëve shqiptarë. Ky aktivitet i madh shkencor mbështetet nga Universiteti i Tiranes dhe Akademia e Shkencave te Shqipërisë.
Kongresi i pare nderkombetar ne fushen e oftalmologjise qe zhvillohet ne vendin tone perben nje sfide te madhe per komunitetin e okulisteve shqiptarë, sepse do te presë ne Tirane gjithe oftalmologët me te mire te Europes Juglindore por edhe shume profesore nga mbare bota. Interesimi i madh qe po tregohet per kete event ka bere te mundur qe pervec okulisteve shqiptarë te regjistrohen shume oftalmologë te rajonit, me nje numer rekord te oftalmologëve nga Kosova rreth 70 dhe nga Maqedonia mbi 40, por gjithashtu nga Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Turqia, Greqia, Bosnja-Hercegovina, Sllovakia, Rumania, Ukraina dhe shume vende te tjera te Europes. Prezenca ne kete kongres e profesoreve nga me te miret ne bote si Prof G.Redard Paris France; Prof L.Zografos, Zvicer; Prof M.Jager nga Holanda dhe Prof M.Karacorlu nga Turqia kane rritur ne menyre te ndjeshme interesin per te marre pjese ne kete kongres per tu njohur me te rejat shkencore aktuale ne fushen e oftalmologjise. Ky kongres eshte i akredituar nga Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim me 25 kredite. Oftalmologjia, kjo shkencë mjekësore qe ne 20 vitet e fundit ka bere nje perparim te madh ne sajë te zhvillimit tekniko-shkencor do te shpalosë ne Tirane per here te pare tekniken e fundit te operacionit te Kataraktës me Femtosecond LASER. Kjo teknike eshte bere publike per here te pare, muajin e kaluar, gjate kongresit te ARVO ne USA se po zhvillohen tri sisteme te LASER Femtosekond qe do te kryejne kirurgjine e kataraktes te zhvilluara nga tri kompani si LenSx; LensAR dhe OptiMedica. Ky novacion do te perbeje lajmin kryesor ne Kongresin Boteror te oftalmologjuse (World Ophthalmological Congress) qe fillon pnimet kete fundjave ne Berlin. Ky zhvillim do te perfeksionoje teknikisht kirurgjine e syrit. Femtosecond Laser bene te mundur se pari emulsifikimin apo lageshtimin e kataraktes, pastaj kryen kapsulotomine, incizionin primar, sekondar apo te harkuar kur lind nevoja.
Kongresi i pare i oftalmologjise shqiptare do te bëjë te mundur qe nepermjet Qendrës Kombetar te Edukimit te Vazhdueshem te akreditoje me më shume se 25 kredite te gjithe pjesemarresit. Nje akreditim i brendshem do te kryhet nga komiteti organizues ne baze te nje formulari vleresues te plotesuar nga secili pjesemarres.

Autori është oftalmolog, profesor i Universitetit të Tiranës, Anëtar i bordit drejtues të SEEOS, President i komitetit organizues të Kongresit të 7-të të SEEOS

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›