E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në IMK, reagon sindikata

Rreth 14 specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës do të largohen nga puna. 

 Eshtë ky ristrukturimi më i ri, i këtij institucioni, vendim të cilin drejtori Lorenc Bejko, i ka komunikuar sindikatës së pavarur të IMK-së. Lajmi u është dhënë pak ditë më parë, ndërkohë dje nga sindikata një shkresë për hedhjen poshtë të këtij vendimi të pabazë i është dërguar Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, ministrit të Kulturës, Ylli Pango, dhe drejtorit të IMK-së Lorenc Bejkos. Në këtë shkresë zyrtare sindikata kërkon bërjen transparente të hapave të ndërmarrë për të arritur në këtë reformim të IMK. Vënien në dispozicion të sindikatës së pavarur, strukturën e re të ardhur nga organet eprore. Ndërsa brenda një afati të shkurtër kërkojnë fillimin e bisedimeve midis Drejtorisë së IMK dhe përfaqësuesve të sindikatës, që kjo reformë të realizohet në shërbim të programit qeverisës. Janë këto disa pika për të cilat sindikata pret përgjigje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›