E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryengritësit i ekzekutojnë ushtarët

Amnesty International (AI) ka dënuar xhirimin e postuar në internet nga kryengritësit sirianë, në të cilin shihet ekzekutimi i disa dhjetëra ushtarëve të regjimit të Sirisë.

Organizata Amnesty International ka dënuar ekzekutimin e ushtarëve të regjimit sirian nga ana e kryengritësve. organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka sqaruar se vrasjet, xhirimi i të cilave është publikuar në internet, po qe se vërtetohen, do të trajtohen si krim i luftës.

Ekzekutimet ndodhën pasi që, të enjten, kryengritësit morën kontrollin e disa pikave strategjike ndërmjet Damaskut dhe Aleppos. Ushtria e regjimit vazhdoi me bombardimin e këtyre zonave, ndërkohë që si pasojë e luftimeve u vranë 70 ushtarë, 43 civilë dhe 38 kryengritës.

ndryshe, xhirimi i postuar në internet tregon kryengritësit në njërën prej pikave kontrolluese derisa rrahin dhe shtyjnë ushtarët e zënën rob. Pas kësaj, ata fillojnë të qëllojnë mbi ta, duke i vrarë në vend.

"Ky xhirimi shokues paraqet një krim potencial të luftës, dhe tregon një mosrespektim të skajshëm të së drejtës humanitare ndërkombëtare”, ’ thuhet në komentin e AI.

Të premten asnjë grupim kryengritës nuk e mori përsipër përgjegjësinë për këto vrasje. Sipas televizionit BBC, ekziston mundësia që ushtarët të jenë vrarë nga ana e pjesëtarëve të frontit ekstremist islamik al-Nusra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›