E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, alarm për bombë në gjykatë

ZAGREB - Një gjykatë në Zagreb u evakuua sot për shkak të një alarmi për bombë, pak para fillimit të procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader, i akuzuar për korrupsion.

Lajmi u bë i ditur nga njoftoi televizioni kombëtar kroat, sipas të cilit punonjësit e gjykatës u njoftuan të largohen nga vendi i punës rreth orës 08:00 të mëngjesit.
Autoritetet kroate inspektuan të gjithë zonën, për rreth 2 orë dhe dolën në konkluzionin se alarmi ishte i rremë.

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Sanader do të dëshmonte ish-ministri kroat i Punëve të Jashtme, Mate Granic. 

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›