Nis riparimi i aksit te demtuar te rruges se Kombit
Ka nisur procesi i stabilizimit të njërit prej segmenteve më problematikë të autostradës Kukës-Morinë. I dëmtuar nga shkarjet dhe paqëndrueshmëria gjeologjike e truallit ku u ndërtua, ky segment ishte dëmtuar tërësisht duke pësuar çarje nga shkarjet e tokës.
Drejtoria e rrugëve u detyrua ta mbyllte këtë pjesë segmenti për automjetet duke kaluar qarkullimin e tyre vetëm në një korsi.
Pas hartimit të projektit për stabilizimin e saj ka nisur puna përmes firmës sipërmarrëse me një fond prej 125 milionë lekë të reja. Sipas drejtuesve të punimeve do të kryhen 40 mijë metër kub gërrmime dhe më pas do të ketë betonime, murëmbajtes gabrjani, stabilizant betoni e deri në asfaltimin e saj.
Punimet janë parashikuar të zgjasin deri në fund të muajit tetor.Gjatësia e këtij segmenti të dëmtuar shkon në rreth 400 metër. Sipas specialistëve kohëzgjatja për fillimin e punimeve u la për shkak të studimit në kohë e për të parë se sa do të ishte shkalla e dëmit që do të shkaktohej çdo ditë, e për të patur kështu një qartësi në studimin e projektit për stabilizimin e kësaj shkarje.