Operacioni Weekend 6 vete ne pranga

Policia e Elbasanit ka arrestuar gjatë se premte 6 persona, dy prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. Në operacionin e koduar Ëeekend 2 janë vënë në pranga Namik Demaj 61 vjeç lindur në Fier dhe banues në lagjen “Shenkoll Elbasan. Ndaj tij gjykata e Firences-Itali më 2011 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale "Pjesëmarrje në organizate kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Është arrestuar Fadil (Ivan) Alushi 51 vjeç banues ne Peqin në lagjen ‘Xhami’. Ndalimi i tij u bë pasi në vitin 2003 është shpallur në kërkim nderkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga drejtësia italiane për veprat penale "Krime kundër fëmijëve, Trafikim i qënieve njerëzore, përdhunim, Pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni". Autoritetet Gjyqësore të Astrit - Itali, e kanë dënuar këtë shtetas me 20vite burg. Gjithashtu janë ndaluar edhe katër persona të tjerë të akuzuar për vjedhje e grabitje.