Tre të infektuar nga gripi i derrave në Kosovë
PRISHTINE - Në Kosovë janë regjistruar tre raste të reja të infektimit nga gripi i derrave. Bëhet fjalë për pacientë të përkatësisë serbe nga Graçanica, Mitrovica dhe Gorazhdeci i Pejës, analizat e të cilëve janë bërë në Institutin Torllak në Beograd, ka konfirmuar për mediat serbe, Rada Trajkovic, drejtereshë e Shtëpisë së shëndetit në Graçanicë afër Prishtinës. Në Graçanicë me virusin e gripit të ri është infektuar një vajzë 13 vjeçare, e cila bashkë me dhjetra nxënës të tjerë ditë më parë ka qenë në eskursion në Serbi ku edhe është infektuar. Të gjithë pacientët po mjekohen në shtëpi dhe dhe vlerësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)