E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembje në Bulqizë, një minator humb jetën në galeri

BULQIZË- Një minator humbi jetën brenda galerisë së minierës, ne Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa raportohet se viktima është 55-vjeçari Fetah Shehu.

Burime nga vendngjarja bënë të ditur se shkak për vdekjen e minatorit është bërë shembja e një masivi dherash në një galeri të braktisur, ku punonte 55-vjeçari.

Policia mbërriti menjëherë ë vendngjarje dhe nisi hetimet.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›