E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit

POGRADEC- Një efektiv i policisë është vetëvrarë me armë zjarri në qytetin e Pogradecit. Burime të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orët e vona të mbrëmjes në lagjen nr.5 në Pogradec.

Viktima i dentifikuar si Zarif Hamzallari 40 vjec banues në Pogradec, me detyrë punonjës i patrullës së përgjithshme, është gjetur i vetvrarë në banesë nga familjarët e tij. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka konstatuar se 40-vjecari ishte vetvrarë me një plumb në kokë me armën e punës, një pistoletë tip TT. Nga deklarimi i policisë dhe dëshmisë së bashkëshortes së viktimës ka rezultuar se ky shtetas nuk vuante nga çrregullime psiqike.

Sipas bashkëshortes viktima kishte disa ditë që ndodhej në një gjendje stresi dhe ditën e djeshme përpara se të bënte këtë veprim ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë nga burime të policisë mësohet gjithashtu se 40 vjeçari vetëm një ditë më parë, ishte në krye të detyrës, për ruajtjen e rendit, në protestat e zhvilluara në qytetin e Pogradecit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›