Shpërthimi në Sauk, burg pa afat autorit

Gjykata e Tiranës ka rikthyer në qeli autorin e shpërthimit të banesës në Sauk ku humbën jetën dy persona Xhevdet Xhebrahimi dhe Luan Brahja si dhe u plagosën tre persona të tjerë. Në masën e sigurisë Luan Dervishi ka pranuar autorësinë e krimit si dhe ka shpjeguar edhe skemën e vendosjes së tritolit në televizor. Avokatja e Dervishit, Vjollca Pustina shpjegon seancën e masës së sigurisë dhe thëniet e klientit të saj para togave të zeza.
Dervishi akuzohet si autor i shpërthimi në banesën e familjes Xhebrahimi në Sauk, ku vdiqën dy persona dhe u plagosen tre të tjerë. Motivi sipas policisë është për hakmarrja e vrasjes se xhaxhait të tij në vitin 1997 nga kryefamiljari, Xhevdet Xhebrahimi.