Pogradec, helmohen me bar miu 3 fëmijë, spitali: Po i bëjmë lavazh
POGRADEC- Tre vogëlushë të kopshtit, i cili ndodhet në fshatin Leshnicë të Pogradecit janë helmuar mesditën e sotme.
Mësohet se fëmijët, dy prej të cilëve motër e vëlla janë dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ndërkohë burime spitalore bëjnë me dije se dyshohet se ata kanë pirë bar miu.
Ende nuk dihet gjendja e dy djemve dhe vajzës së vogël, ndërkohë ekipi mjekësor po bën të pamundurën që të nxjerrë helmin nga trupi i vogëlushëve, duke i bërë lavazh.
Grupi hetimor ka nisur hetimet, duke marrë në pyetje edukatoret dhe kontrolluar kopshtin.
(el.me/BalkanWeb)