Strugë, Spahiu: Para bashkimit të tokave, duhet ai i 'kokave'
STRUGË- “Shqiptarët duhet së pari të bëjnë bashkimin e kokave e para se të bashkojnë tokat”. Këtë deklaratë bëri lideri i aleancës Kuq e Zi, gjatë vizitës së tij sot në Maqedoni.
Në fjalimin që mbajti në Fakultetin e Ekologjisë të USHT-së në Strugë, Spahiu nënvizoi se shqiptarët ende janë një popull që nuk e dinë sa janë, madje nuk kanë një inventar të pasuirive të tyre.
“Shumë po flitet se ky është një koncept juridik. Jemi komb që akoma nuk e dijmë sa jemi, akoma nuk kemi inventar të hapsirës, të pasurive tona tokësore. Me abetaren po bëhen biznese. Regjistrimi i popullsisë, do të dëmtojë rëndë shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni, sepse shqiptarët janë popull me migracion më të lartë, duke mos llogaritur ata që më heret janë shpërngulur në Turqi. Mijëra shqiptar kanë marrë shtetësi greke, ndërsa për të shkuar në Bruksel, shumë shqiptar nga Kosova kanë marrë pasaporta të Serbisë. Në Shqipëri, pasaportë shqiptare marrin gjithkush, por më së paku shqiptarët nga Kosova, Maqedonia apo viset tjera ku jetojnë”,- deklaroi Spahiu.
Nënkryetari i KLD-së vlerësoi se shqiptarët janë shoqëri e politizuar dhe e militarizuar pavarësisht se cilit grup politik i takojnë.
“Ne kemi një shoqëri tepër të politizuar dhe të militarizuar partiakisht, varësisht se cilës parti i takojnë. Shqiptarët duhet së pari bashkimin e kokave e para se të bashkojnë tokat. Shqipëria synon BE-në. Ne si Shqipëri, në BE duhet të shkojmë të bashkuar”-përfundoi Kreshnik Spahiu, që u duartrokit nga të pranishmit”,- theksoi Spahiu.
Duke folur për aktualitetin politik, dhe statusin e shqiptarëve Spahiu nënvizoi se shqiptarët përballen me sfida të reja, ndaj duhet të vendosin se cilët rrugë do zgjedhin. “Sot jemi në një periudhë shumë të rëndësishme, jemi para një sfide të madhe se si do të zgjidhet çështja shqiptare: me armë apo me diplomaci?! Mes tjerash, nuk ka asnjë rast në botë që njeh historia, që është penguar bashkimi, që është rezultat i marrëveshjeve, por kjo varet nga politikanët, nga klasa politike, që nuk janë të gatshëm dhe nuk tregojnë gatishmëri për bashkim”,- deklaoi Spahiu.
Delegacioni i Aleancës Kuq e Zi gjatë qëndrimin në Maqedoni do vizitojë shumë qytetete të vendit fqinj.
(el.me/BalkanWeb)