E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, i moshuari tenton të vrasë me shishe gruan e tij

Një i moshuar tenton të vrasë bashkëshorten, e le të plagosur. Ngjarja e pazakontë mes çiftit të madh në moshë ka ndodhur në një fshat të rrethit të Pogradecit, ku sipas burimeve policore, 64- vjeçari akuzohet për plagosje, ndërsa ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Konflikte të vazhdueshme mes çiftit për një çështje të vjetër pronësie që diskutohet mes familjes së gruas dhe atij vetë e ka nxitur këtë të fundit në një grindje të radhës. Madje grindja ka degjeneruar për pak deri në një tragjedi të mundshme duke i rrezikuar jetën të moshuarës. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Qershizë të komunës Çëravë në rrethin e Pogradecit gjatë mbrëmjes së kaluar. 64- vjeçari Pëllumb Hymetllari është bërë protagonist i ngjarjes pikërisht në shtëpinë e vet. Ai ka tentuar të vrasë gruan 60- vjeçare, të cilën e ka plagosur me një shishe që ia ka thyer në kokë. Burri i agresores e ka filluar grindjen për një pronë konflikt të hershëm që diskutohet mes familjarëve të dy bashkëshortëve, ndërsa babai i pesë fëmijëve ka vendosur pas kësaj të ekzekutojë të shoqen. Ai e ka goditur me shishe në kokë, ndërkohë që i ka shkaktuar dhe një dëmtim serioz në dorë. Kanë qenë klithmat e kësaj të fundit që kanë detyruar djalin e saj të vogël të kërkojë ndihmë në policinë lokale. Kjo e fundit ka nisur hetimet duke shoqëruar fillimisht të moshuarin i cili akuzohet për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›