Vlorë, gjyqi ndaj Bollanos, prokuroria kërkon 1 vit burg dhe 5 milionë lekë gjobë

Më 24 mars pritet vendimi ndaj kryebashkiakut të Himarës
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 1 vit burg dhe 5 milionë lekë gjobë ndaj ndaj kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i cili akuzohet për heqjen e tabelave orientuese (sinjaliztikë) në gjuhën shqipe nëpër rrugët e bregdetit nga fshati Qeparo deri në Qafë-Llogara. Pretenca u paraqit në seancën e djeshme gjyqësore që u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, nga prokurori Sokol Malaj. Përfaqësuesi i prokurorisë, pasi ka bërë një rezyme ndaj të gjitha veprimeve të bëra nga kryebashkiaku Bollano, duke marrë parasysh edhe dëshmitë e shumta dhe sidomos fjalën e ekspertëve, ka kërkuar ndaj Bollanos dënim me 1 vit heqje lirie dhe një gjobë prej 5 milionë lekësh. E gjitha kjo sipas prokurorit Malaj mbështetet në nenin 248 të Kodit Penal. Ndërsa vetë Bollano nuk është paraqitur në këtë seancë. Gjyqi ndaj Bollanos nisi më 17 qershor të vitit të kaluar, pasi nga prokuroria u ngrit një padi penale, si pasojë e mjaft akuzave dhe denoncimeve që mbërritën ndaj emrit të tij prej banorëve të zonës si edhe medias. Nga verifikimet në terren rezultoi se dëmi ekonomik i shkaktuar nga ky akt ishte 23 milionë lekë. Ndërsa Bollano nga ana e tij është mbrojtur duke thënë se tabelat përveç gjuhës shqipe, duhet të shkruheshin edhe në greqisht, pasi sipas pretendimeve të tij, kjo zonë është e banuar nga minoritarë grekë. Për vendosjen e tabelave është organizuar tenderi prej 5.3 milion lekë, i zhvilluar nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me objekt vendosjen e sinjalistikës rrugore në aksin rrugor Orikum-Himarë-Sarandë -Butrint. Gjatë punës së saj, firma fituese e tenderit AGE & CO sh.p.k ka hasur probleme me Policinë Bashkiake të Himarës, e cila nuk ka lejuar vendosjen e tabelave sinjalistike. Të nxitur nga kjo situatë e krijuar, nga firma tenderuese është kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë Himarë, Vasillaq Bollano, i cili është shprehur se vendosja e tabelave është kompetencë e bashkisë dhe për këtë duhet të merret leje prej saj. Kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, gjë që parashikohet në nenin 248 të Kodit Penal. Shkak për këtë është bërë një urdhër, që dyshohet se është lëshuar prej tij në muajin tetor të vitit të kaluar, për heqjen e sinjalistikës vertikale në gjuhën shqipe në aksin rrugor Qeparo-Llogora, gjë që ka sjellë një dëm prej rreth 2.1 milionë lekë. Për këtë veprim janë ankuar banorë të zonës. Vasil Bollano është zgjedhur në krye të bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2003, ndërkohë që u rikonfirmua në zgjedhjet e 18 shkurtit të vitit 2007. Ditën e djeshme, prokurori i Çështjes, Sokol Malaj ka kërkuar shpalljen fajtor të Bollanos duke kërkuar nga trupi gjykues dënimin e tij me 1 vit burg e 5 milionë lekë, ndërsa pritet që seanca e radhës të zhvillohet në datën 24 mars, për të marrë edhe një vendim final lidhur me këtë çështje të nisur prej një viti.