E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, kanosi me armë aktorin Mevlan Shanaj, arrest me burg agresorit

POGRADEC- Gjykata e Pogradecit jep masën e arrestit me burg për shtetasin Adrian Hoxhallari, i cili 3 ditë më parë kanosi me armë banesën e aktorit Mevlan Shanaj.
Aktori i tronditur deklaroi për NEWS 24 se në shtëpi në ato momente ndodhej e gjithë familja e tij, por fatmirësisht askush nuk u lëndua nga 8 plumbat e lëshura prej fqinjit të tyre.

Shkak për kanosjen sipas Shanajt është bërë një konflikt për një vend parkimi, ndërsa deklaroi se marrëdhëniet e tij me fqinjin kanë qënë të mira.
Policia mundi të arrestojë agresorin Hoxhallari një ditë pas ngjarjes.

Ai ka deklaruar në gjykatë se ka qënë i dehur në momentin që ka qëlluar drejt banesës së aktorit dhe nuk donte të kryente atë veprim. Hoxhallari ka konfirmuar se ka marrëdhënie të mira me aktorin Mevlan Shanaj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›