E Diel, 1 Nëntor 2026

Del nga rruga furgoni, plagosen 2 pasagjerë

Lezhë Një furgon pasagjerësh i linjës Shkodër-Tiranë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Balldre të Lezhës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e këtij aksidenti dhe për pasojë, ata kanë përfunduar në spitalin rajonal të Lezhës. Aksidenti ka ndodhur në orën 7:00 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa në furgon udhëtonin tetë pasagjerë. Shkak për aksidentin, sipas policisë ka qenë tentativa për parakalim e drejtuesit të furgonit, i cili ka hyrë në parakalim pa kontrolluar rrugën. Të plagosurit sipas policisë së Lezhës, janë drejtuesi i furgonit, Tonin Tafili 47 vjeç, si dhe pasagjerja Irena Maricaj 45vjeçe, nga Shkodra. Pas aksidentit, policia rrugore ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke kryer ekspertizën dhe duke iu dhënë edhe ndihmën e parë pasagjerëve. Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës ku ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›