Junker: Më 24 tetor, raporti i Trojkës për ndihmën ndaj Greqisë
ATHINE- Më 24 tetor ka shumë mundësi të ketë përfunduar raporti i pritshëm i trojkës në Greqi, tha kreu i Eurogrupit Zhan-Klod Junker.
Z. Juncker beson se vonesat janë në dëm të Greqisë dhe do të shkaktojnë turbullirë në sistemin financiar botëror.
Delegacioni i përfaqësuesve të kreditorëve ndërkombëtarë të Greqisë (BE-FSE-FMN), sqaroi se ndoshta Trojka do ta paraqesë raportin e saj më 24 tetor. “Sipas mendimit tim Treshja do të paraqesë një opinion pozitiv, që do të lejojë lirimin e dozës së re prej 8 miliardë Euro, të cilat janë jetike për Greqinë”, tha Juncker në TV gjerman Phoenix.
Edhe FMN bën të ditur se do të përfundojë "së shpejti" konsultimet me qeverinë greke, çështjen e disbursimit të këstit të 6 të kredisë. Konsultimet me Athinën do të përfundojë "së shpejti", thotë FMN dhe ka gjasa që vendimi për këstin e gjashtë të merrët që në fund të këtij muaji.
"Ne parashikuam për të përfunduar këtë detyrë më shpejt dhe bëhet fjalë për cështje ditësh", tha përfaqësuesi i Fondit, z. David Choouli gjatë një konference shtypi në Uashington.
Më parë në mbledhjen e Eurogrupit, ishte vendosur shtyrja e vednimit për këstin e gjashtë të ndihmës deri në muajin Nëntor.
(m.a/BalkanWeb)