E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdoruesit e drogës, rrezikojnë të verbërohen!

SHBA- Në Shtetet e Bashkuara është kryer një studim mbi rrezikun që përdoruesit ë kokainës kanë për tu sëmurë nga Glaukoma.

Glaukoma është një formë e zakonshme e dëmtimit të nervit optik e cila shkaton verbërimin e ngadalshëm tek njerëzit. Për një studim të tillë janë ekzaminuar 5.3 milionë persona mes tyre burra dhe grave përdorues të kokainës.

Rezultatet e publikuara në Journal of Glaukoma, kanë treguar konsumatorët apo ish konsumatorët e kokainës kanë rrezik rreth 45% më të madh që të sëmuren në krahasim me personat e tjerë që nuk konsumojnë lëndë narkotike të cfarëdo lloi.

Glaukoma, mund të jetë shkaktare e humbjes së shikimit, ndërkohë mjekët sqarojnë se ajo përbën shkakun e dytë kryesor të verbërisë tek njeriu.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›