E Shtunë, 31 Tetor 2026

Da Vinci parashikoi fundin e botës në 4006

VATIKAN- Sipas studiueses Sabrina Sforza Galitzia në Vatikan, Leonardo da Vinci parashikoi se fundi i botës do të jetë data 1 nëntor 4006.
Sipas studimeve të Sforza Galitzia, Kodi i da Vincit ekziston vërtet. Në veprën e saj “Darka e Fundit e Da Vincit” ajo shpjegon se gjeniu nuk shprehej vetëm me vepra arti dhe libra shkencorë por fliste edhe për enigma të mëdha dhe përfshinte në pikturat e tij kode të vecanta, vetëm për ata që ishin në gjendje ti kuptonin.

Këto kode shërbenin për të transmetuar mesazhe të rëndësishme. Sipas studiueses italiane, Leonardo fliste në këto kode për një profeci sipas të cilës në 21 mars të vitit 4006 do të fillojë një ndryshim thelbësor i njerëzimit që do të përfundojë në 1 nëntor të këtij viti.

Ndoshta bëhet fjalë për fundin e botës, ose për një “fillim të ri për njerëzimin” shpjegon studiuesja.
Sabrina Sforza Galitzia ka studiuar dorëshkrimet e Da Vincit në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, ndërsa tani punon në arkivat e Vatikanit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›