E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitje dherash në Gramsh, shkatërrohen 11 banesa

GRAMSH- Si kurrë më parë rrëshqitja masive e tokës ka marrë përpara 11 shtëpi në fshatin Gribë të Gramshit, ndërsa 20 hektarë tokë bujësore e të njëjtit fshat janë shkatërruar nga erozioni. Rrëshqitja më masive ndodhi rreth 7 ditë më parë ku banorët e prekur prej ditësh po qëndrojnë në qiell të hapur. Më të moshuarit thonë se nuk kanë parë një gjë të tillë kurrë më parë.

Rrëshqitjet kanë dëmtuar dhe aksin duke kushtëzuar dhe shkollat e fshatarve të komunës.
Nga Shtabi i Emergjencave banorëve u është thënë se do tu jepen cadra por ata shprehen se rrëshqitja e tokës në formë brezash e bën të pamundur edhe këtë lloj zgjidhjeje për strehimin pasi nuk ka vend të përshtatshëm për të vendosur cadrat.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›