Pogradec, "Një shporte me përralla” nga Teatri i Kukullave
POGRADEC - "Nje shporte me perralla" titullohet premiera që shfaqi dje për fëmijët Teatri i Kukullave “Piro Xëci” i Bashkisë Pogradec. Regjisori Sotiraq Gusho, me aktorët e këtij teatri Vangjush Shkurti, Athina Mele, Brunilda Shkurti e Lina Kyçyku, kishin përzgjedhur për t’ua paraqitur fëmijëve në një mënyrë krejt origjinale perrallat femijve. Me plot humor, fantazi, muzikë e të pa pritura, por edhe me ndonjë këshillë si ato të gjyshes e gjyshit, por të thënë me shumë art, për të mos i mërzitur aspak ata.
Kjo shfaqje me maska, bën të ditur Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Lasgush Poradeci”, Ilir Tora, do të përfaqësojë teatrin tonë të fëmijëve në Festivalin e XI –të Ndërkombëtar të Teatrove të Kukullave që zhvillohet në fund të qershorit, me financim nga ana e Bashkisë së qytetit.
Këtë vit Teatri i Pogradecit dhe të gjithë fëmijët që e ndjekin atë me aq dashuri, kanë edhe një event tjetër: atë të 60 – vjetorit të krijimit të tij, prej shfaqjes së parë me kukulla në vitin 1952. Ngjarje të tilla janë festë për gjithë qytetin dhe veçanërisht për fëmijët të cilët presin me kureshtje të madhe “shporta me përralla” edhe nga teatro të tjerë të vendit.
Teatri i Kukullave “Piro Xëci” i Bashkisë Pogradec, qe numeron mbi 100 premiera në repertorin e tij, është i dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” të Kl. të I – rë, duke qene pasuri kulturore e qytetit.
(d.b/BalkanWeb)