Sarandë, 3 vatrazjarri policia nishetimet
SARANDë- Tre vatra zjarri u regjistruan sot në rrethin e Sarandës, ndërkohë që policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tyre.
Burime zyrtare nga nënprefektura e Sarandës bënë të ditur se zjarret u konstatuan në zonën e Livadhjasë, Alikos dhe Dhivrit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kullota, pyje si dhe dhjetëra rrënjë pemë frutore e ullishta.
Mësohet se për shuarjen e zjarreve u mobilizuan dy zjarrfikëse nga Saranda si dhe një tjetër nga Delvina. Bëhet e ditur gjithashtu, se një komision i posaçëm i ngritur në nënprefekturen e Sarandës, është duke evidentuar saktësisht dëmet nga zjarret.
(m.a/ata/BalkanWeb)