Pogradec, prangosen vjedhësit e shinave të trenit

Operacioni i koduar “Skrapi”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Eldi Palla 25-vjeç, Albi Palla 20, Erigest Zeneli 29-vjeç si dhe Pëllumb Xhukellari 38-vjeç, pronar i një pike skrapi në fshatin Remenj.
Gjithashtu, policia shpalli në kërkim 19 vjeçarin me iniciale C.K banues në Cervenake-Pogradec. Procedimi penal ndaj shtetasve te mësipërm ka nisur pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur një sasi prej 694 kg pllaka e gozhdë shinash të hekurudhës në stacionin e Gurit të Kuq, dhe me pas i kanë shitur dhe grumbulluar për skrap. Për sa më sipër materialet e përpiluara do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Pogradec.
“Bëjmë me dije opinion publik se dhe në ditët në vazhdim do të vazhdojnë kontrolli i të gjitha pikave që grumbullojnë dhe tregtojnë skrap, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim evidentimin, sekuestrimin e te gjitha sendeve te vjedhura e te magazinuara pranë tyre, si dhe vënien para përgjegjësisë penale te administratoreve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale”, thekson Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës.
Prej kohësh, fenomeni i vjedhjes së pllakave të trenit është shfaqur në vend, ndërsa policia në shumë raste e ka pasur të pamundur identifikimin e autorëve. Madje, ka pasur raste të trenat janë rrezikuar seriozisht të aksidentohen. /S.Ll/Start
2012-04-24 13:39