Policia greke kërkon bashkëpunim kundër trafikut

Kryepolici grek ka parë nga afër masat e marra nga të dyja policitë për fluksin e lëvizjes së emigrantëve.
Gjatë një takimi të zhvilluar në pikën kufitare të Kakavijës në prani edhe të drejtuesve të policisë së Gjirokastrës dhe Janinës, Burgaj dhe Ikonomu e kanë venë theksin në masat e përbashkëta për luftën antitrafik, duke përmendur edhe krijimin e një qendre të përbashkët për luftën kundër kriminalitetit.
“Kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyer për të përballuar fluksin e hyrjeve dhe daljeve në pikat kufitare midis dy shteteve”, theksoi Burgaj. Ai shtoi se ky bashkëpunim ka rezultuar i suksesshëm edhe në goditjen e krimit në të dyja anët e kufirit. Nga ana e tij, drejtori i Policisë Greke, Ikonomu, ka konfirmuar edhe një herë angazhimin për përballimin pa probleme të lëvizjes në kufi në periudhën e pushimeve, por edhe rritjen e forcës së përbashkët goditëse në luftën antikrim.
“Ky inspektim i përbashkët në Kakavijë tregon rëndësinë që ka për të dy vendet tona të zgjidhim çfarëdo lloj problemi që del menjëherë, me mënyrën më të mirë të mundshme. Puna e policisë shqiptare në Kakavijë tregon përmbushjen nga ana e shtetit shqiptar të standardeve të aderimit në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim ka edhe një dëshirë të madhe të Greqisë të përkrahë gjithmonë Shqipërinë në rrugën e saj drejt komuniteti evropian”, është shprehur Ikonomu. /Start/
2012-04-24 13:53