E Diel, 1 Nëntor 2026

Ksera “qetëson” personat me aftësi të kufizuar

Kujtojmë se kjo kategori kundërshtoi pak javë më parë ligjin e miratuar në Parlament për trajtimin jo të veçantë të tyre. 

Ministri Ksera, u premtoi takime të tjera këtyre kategorive, teksa shtoi se Ministria që ai drejton, është e hapur të diskutojë me grupet e interesit ndryshimet ligjore, të cilat kanë për qëllim të rrisin mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe për t’i vënë të gjitha kategoritë përpara trajtimit të drejtë dhe të barabarta, pa diskriminime brenda grupit apo mes grupeve të aftësisë së kufizuar.

“Legjislacioni i sotëm shqiptar për aftësinë e kufizuar ende është i coptuar dhe ka diferencime në të drejta dhe trajtime për grupe të veçanta të aftësisë së kufizuar, theksoi Ministri. Kështu, hartimi dhe miratimi sa më parë i një Ligji integral, në të cilin do të përfshihen të drejtat dhe përfitimet për të gjitha grupet, është jo vetëm një detyrim i shtetit shqiptar në procesin e Ratifikimit të Konventës së OKB, nënshkruar tre vjet më parë nga Shqipëria, si dhe përmbushjes së detyrime për integrimin evropian, por edhe një detyrim përpara vetë grupeve dhe personave të aftësisë së kufizuar.”

 Ministri i ftoi të gjithë përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuar të thonë fjalën e tyre dhe të bëjnë propozime konkrete si për sa i përket parashikimeve të Ligjit integral, ashtu edhe VKM-ve, të cilat do të përcaktojnë masën dhe kriteret e përfitimit për kompensimin e energjisë elektrike, telefonisë fikse dhe transportit urban, pas ndryshimeve të fundit ligjore në statusin e të verbrit dhe invalidëve para dhe tetraplegjik. Përfaqësues të shoqatave të aftësisë së kufizuar fizike, shqisore dhe mendore, përshëndetën nismën e Ministrisë së Punës për të tërhequr mendimin dhe propozimet e të gjitha grupeve për përmirësimin e legjislacionit dhe mbështetjen mbi baza më të drejta jo thjesht dhe vetëm të përftimeve me pagesa kesh, por edhe me shërbimeve për këtë kategori.

Gjatë takimit u diskutua rreth përmirësimeve ligjore që do të garantojnë një komisionin më të drejtë të aftësisë së kufizuar për të kontrolluar dhe shmangur në maksimum abuzivitetin, përcaktimin e masës së kompensimit të energjisë, telefonisë dhe transportit mbi bazën e studimeve për shpenzimet e domosdoshme të një familje, ngritjen e shërbimeve të reja dhe mbështetjen e shërbimeve ekzistuese, pasi nëpërmjet këtyre shërbimeve, personat me aftësi të kufizuar kanë mundësi të trajtohen e rehabilitohen për t’u integruar më lehtë në shoqëri. /Start/

                                                                                             2012-04-24 14:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›