E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, pranga tre shtetasve të kërkuar nga drejtësia italiane

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve të dënuar në mungesë për trafikim të lëndëve narkotike nga drejtësia italiane. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur në operacione të ndryshme, dhe siç bëhet e ditur, dy nga të arrestuarit janë femra.

Dje rreth orës 17:00 është bërë i mundur arrestimi i shtetasit, Sami Osmani, 59 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Bolzanos në Itali, me vendim të datës 22.07.2011, me 5 vjet, 3 muaj e 13 ditë burg.

Ai është dënuar për veprën penale të trafikimit të narkotikëve. Ndërsa në orën 21:00, u bë ndalimi i shtetases me inicialet N. O., 54 vjeç, banuese në Durres.

Edhe ndaj saj Gjykata e Bolzanos, me vendim penal të datës 22.07.2011 e ka dënuar atë me 5 vjet, 5 muaj e 14 dite burg. Po ashtu policia ka arrestuar edhe shtetasen me inicialet E.T., 32 vjeç, banues në Durrës. Edhe ndaj saj Gjykata e Bolzanos, e ka dënuar 5 vjet, 8 muaj e 19 ditë burg. Që të tre personat do të ekstradohen për në Itali, që të vihen në dispozicion të autoriteteve italiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›