Gratë kanë nevojë për 20 min më shumë gjumë se burrat
SHBA- Shumë cifte, vecanërisht ata me fëmijë të vegjël, vihen në garë se kush nga ta do të jetë në mëngjes më i lodhur dhe më me pak orë gjumë. Por tani falë një studimi të Universitetit të Loughborougut, mësojmë se gratë kanë nevojë për 20 minuta më shumë gjumë se sa burrat, për cdo natë. Kjo për arsye se truri i tyre është më i ngarkuar. Sa më shumë të përdoret truri gjatë ditës, aq më shumë ka nevojë të pushojë natën. Po gratë? Duke qënë se ato bëjnë shumë gjëra njëkohësisht me fleksibilitet, përdorim më shumë trurin në krahasim me burrat, kjo i bën të kenë më shumë nevojë për gjumë. Sipas studimit, një burrë edhe kur bën një punë të komplikuar dhe ka shumë vendime për të marrë mund të ketë më shumë nevojë për gjumë sesa mesatarja e meshkujve të tjerë, por jo sa ka nevojë një grua. Por gratë kanë probleme me gjumin, edhe pse duhet të flenë më shumë se meshkujt. Sipas studimit ato vuajnë nga pagjumësia më shumë se meshkujt. Në rast se janë nëna, mjafton një e qarë e fëmijës për ti ngritur nga shtrati, ndërsa burrat flenë qetësisht. Sipas studimit një i rritur duhet të flerë nga 6-8 orë në natë, por kjo nuk është e prerë, ka njerëz që ndjehen mirë me 6 orë gjumë dhe të tjerë që duan 8 orë. Rëndësi ka që pas gjumit të mos ndjehen të lodhur.(m.a/BalkanWeb)