Vlorë, 50 policë në aksion për arrestimin e 6 personave

Ndryshe nga se u tha në fillim, policia sqaroi zyrtarisht se të plagosurit me armë zjarri tip pistoletë, janë shtetasit Krenar Cena., 47-vjeç, Hiqmet Çobaj, 46-vjeç, Përparim Molla, 40-vjeç, të tre banues në Vlorë, si dhe Qemal Dedja, 43-vjeç, banues në Tiranë. Menjëherë pas ngjarjes, policia ndërmori aksionin për arrestimin e autorëve, të cilët u larguan me dy automjete.
Kështu, në km e 6-të të autostradës Levan-Tepelenë është kapur një prej automejteve tip Ford model amerikan me 4 persona, dhe po në autostradën Levan Tepelenë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, pas një ndjekjeje të gjatë dhe të pandërprerë nga shërbimet e policisë dhe disa përplasjesh të automjeteve të policisë me ato të autorëve, dhe disa tentativash për tu larguar është kapur edhe automjeti tjetër tip BMW X6, me 2 shtetas të tjerë që ndodheshin brenda saj. gjithashtu, policia sekuestroi brenda këtij automjeti edhe një armë zjarri tip pistoletë, e cila dyshohet të jetë një prej armëve e krimit.
Në pranga përfundoi Alban Xhillari, 42-vjeç, Edmond Berisha, 36-vjeç, Gentian Kola, 32-vjeç, Artan Kola, 38-vjeç, Ardian Rexhepi, 31-vjeç, banues në Tiranë, dhe Panajot Zoto, 46-vjeç, banues në Vlorë. Konflikti midis këtyre shtetasve ka ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve për shkaqe pronësie midis shtetasit Alban Xhillari dhe shtetasit Krenar Cena, të cilët kanë qenë në marrëdhënie tregtie në fushën e ndërtimit me njëri-tjetrin.
Arrestimi i 6 shtetasve të mësipërm u krye për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje armëve luftarake dhe municionit”.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre ju kaluan organit të Prokurorisë, ndërsa personat e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën. Policia e Qarkut bën me dije se në këtë operacion policor kanë marrë pjesë 50 forca të policisë dhe kapja e autorëve është bërë e mundur falë një pune të gjatë të pandërprerë dhe të guximshme nga ana e efektivave të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë. /Start/
2012-08-03 11:48