E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, gjendet një arsenal armësh

Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se "3 armë zjarri , 147 fishekë luftarakë si dhe 7 granata dore, ishin mes shkurreve të mbështjella me plastmas".

Policia sqaroi se nga verifikimet dhe provat ligjore të kryera nga specialistët një pjesë e këtyre armëve janë përdoruar nga elementë të inkriminuar për krime të ndryshme të kryera nga viti 1997 e në vazhdim në rrethin e Tepelenës. Sipas policisë, armët e gjetura do të dërgohen në laboratorin kriminalistik në Tiranë për veprime të mëtejshme, si dhe për të hedhur dritë mbi autorët që i kanë përdorur ato. /Start/

                                                                                             2012-08-03 12:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›