Korçë, 4 në pranga për falsifikim të 4 lloje pasaportash

Aksioni i policisë i ndërmarrë sot në mëngjes, përfundoi me arrestimin e shtetasve Thimi Palla, 51-vjeç, me arsim 8 klasë, Kostaq Gjoka, 45-vjeç, me arsim 8 klasë, Izajmir Duro, 33-vjeç, me arsim 8 klasë, dhe Jani Shabani, 42-vjeç, me arsim të mesëm.
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, merreshin me falsifikimin e një sërë dokumentesh zyrtare, si ato të lejeve të qarkullimit të automjeteve, pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit shqiptare, si dhe falsifikim të pasaportave greke, franceze dhe italiane.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pistolete TT, kalibri 7.62 mm, nr. B173 – 1952, me një krehër me 8 fishekë dhe tytë për vendosje silenciatori, 49 copë fishekë mod. 54, kal. 7.62 mm dhe 200 gr. tritol së bashku me detonatorin, printer me ngjyra dhe pajisje kompjuterike për modifikim dokumentesh, pajisje kompjuterike për modifikimin e dokumenteve, një leje qarkullimi, 6 leje drejtimi ndërkombëtare, 3 kuti me bojë, 18 copë telefona të ndryshëm,15 karta sim të kompanive të ndryshme, si dhe vula e Drejtorisë Rajonale të Transportit Korçë.
Këta shtetas akuzohen për pesë vepra penale, si “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i letër njoftimeve apo vizave”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Dhënie ndihme për kalim të pa ligjshëm te kufirit e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Materiale hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Korçë. /Start/
2012-08-03 12:54