Pogradeci Kampion i Dimrit
Liqenoret nuk dine te ndalet me. Deri tani ata kane treguar se jane skuadra me e mire e Kategorise se Pare. Ne javen e 14-te Pogradeci ka fituar 4-1 ndaj Gramozit duke bere nje hap te sigurt drejt konsolidimit te kreut te renditjes. Nga pas tanime nuk ka me Apolonine e cila u ndal ne Gjirokaster me nje rezultat surprize per vendasit por Kamzen e Skerdi Bejzades e cila mundi bindshem Partizanin e Bajkos. Nje ndeshje kjo pa shume histori ku kamzalinjte nuk kane pasur shume pune me te kuqte qe vetem emrin kane tashme dhe asgje tjeter te nje skuadre te lavdishme futbolli ne vendin tone. Beselidhja e Lezhes ka arritur te munde nje rival per titull Tomorin e Beratit me rezultatin 3-1 duke mbajtur gjalle shpresat e veta per tu ngjitur ne Superlige. Edhe nje here skuadra e Memushit tregoi se nuk ka stabilitet sidomos kur behet fjale per ndeshje ne transferte. Vlora ka mundur thelle Terbunin e Pukes me rezultatin 5-2 duke u ngjitur hap pas hapi ne klasifikim dhe iu larguar fundit te ftohte te renditjes. Pukjanet te cilet ishin favorite ne fillim te sezonit per te qene mes me te mireve kane rene shume ne renditje kjo per shkak te rezultateve zhgenjyese. Ndersa ne Roza Haxhiu ka dale fitimtare Lushnja qe ka mundur minimalisht Mamurrasin rival fale nje autogoli te miqve. Nderkohe vendesit kane humbur edhe nje penallti. Ada eshte rikthyer te luaje ne fushen e vet pas permbytjeve te shumta ne Shkoder dhe rrethinat e saj ku ka mundur me rezultatin 2-1 Burrelin dhe duke i dhene paksa jete vendit dhe tifozeve te vet. Nderkohe qe ne Bilisht skuadra vendese ka triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Gramshit.
LEONARD KARAJ