E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klubi i Gremios pranon kontaktet me Dinjon

Milani

Në një intervistë të dhënë për gazetën "Zero Hora", presidenti i Gremios, Paulo Odone, ka njoftuar se sulmuesi brazilian i Milanit, Ronaldinjo (30 vjeç) i ka thënë se dëshiron të kthehet dhe të mbyllë karrierën në klubin ku u rrit: “Po zhvillojmë bisedime. Ronaldinjo ndihet borxhli ndaj klubit tonë, na ka thënë se dëshiron të kthehet dhe të mbyllë karrierën te Gremio. Mundësitë, që kjo të mbyllet me sukses janë të mëdha”. Por sipas shtypit europian tashmë në garë për të marrë Ronaldinjon është edhe Mançester Junajtid, i cili pëlqehet nga Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›